back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeIlir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Të ngjajshme

Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana,...

Newcastle po i shpenzon paratë e Isakut? Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin...

Kori i Filharmonisë së Kosovës në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sezonin e...

Ramadan Morina ka shtetësi të Serbisë, gjykata e paraburgosi nga frika e arratisjes

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka caktuar...

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim–dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm. Pas përfundimit të mandatit të tij, Ilir Murtezaj ia dorëzoi drejtimin e institucionit Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure rekrutimi të rregullt dhe në përputhje me kriteret ligjore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili falënderoi Murtezajn për punën dhe rezultatet gjatë mandatit, duke vlerësuar kontributin e tij në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore. Murati po ashtu uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje për të avancuar reformat dhe për të forcuar transparencën në sistemin tatimor.

Murtezaj falënderoi stafin e ATK-së për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë viteve të tij në detyrë, ndërsa i uroi suksese pasardhësit të tij në realizimin e objektivave strategjike të institucionit.

Nga ana tjetër, Hyseni shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, duke u zotuar për ushtrim të detyrës me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Ai theksoi se prioritet do të jenë ngritja e transparencës, përmirësimi i efikasitetit dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për tatimpaguesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz