back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaShqiptareRama: Forcat Komando pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës,...

Rama: Forcat Komando pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës, mirënjohje

Të ngjajshme

Në të gjithë vendin situata e krijuar nga zjarret është  përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna e Forcave Komando, që kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes për shuarjen plotësisht të zjarreve.

“Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10 km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, theksoi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz