back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeBehrami: Donika Gervalla ia bëri terrenin e gatshëm Serbisë

Behrami: Donika Gervalla ia bëri terrenin e gatshëm Serbisë

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka pohuar se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, i ka bërë favor Serbisë me veprimet e saj.

Ai pati kritika të mëdha për mënyrën si qeveria në detyrë e ka bërë diplomacinë në këta pesë vjet. duke e quajtur kolaps total diplomatik.

“Këta po thonë që ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po, qysh maten marrëdhëniet? Marrëdhëniet maten edhe me prezencën tane diplomatike. Derisa Shtetet e Bashkuara të Ameirkës kanë qindra diplomatë këtu, ne e kemi një grusht diplomatësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Serbia i ka 40-50 diplomatë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Behrami në Klan Kosova.

“E kemi Procesin në Hagë ku janë duke u gjyku krerët e UÇK-së. Kosova ka dy-tre diplomatë, Serbia ka 20-30 diplomatë, sepse investon në narracionin kundër UÇK-së, dhe këtu e kemi një ministrie e cila në fakt gjatë gjithë kohës i ka ndihmu këtij narracionit kundër UÇK-së”.

“Në këto pesë vjet diplomacia serbe nuk ka pasur pesë të jetë aktive se këtë punë e ka bërë Donika Gërvalla për mrekulli”, tha ai duke pohuar se ajo “ia ka shtruar terrenin Serbisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz