BallinaLajmeKryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu -Hyseni, ka thënë se partitë opozitare nuk janë të interesuara për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend.

Madje ajo ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në votim, pavarësisht se aktgjykimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese ka obliguar deputetët të marrin pjesë në votim.

Ajo në emision “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se partitë opozitare të legjislaturës së kaluar nuk kanë respektuar as aktgjykimet e kaluar duke mos marrë pjesë në votim.

“Si LVV-ja nuk kemi qenë të interesuar të veprojmë në këtë bllokadën që është krijuar pa asnjë nevojë nga partitë opozitare dhe unë besoj që këta nuk janë të interesuar të sjellin zgjidhje, pavarësisht që kemi një aktvendim tjetër të gjykatës. Jam e bindur se qëndrimi i tyre do të jetë i njëjtë edhe në seancën e radhës, pra ata nuk do të marrin pjesë në votim”, ka thënë ajo.

Një nga vendimet sipas aktgjykimit të fundit të gjykatës është edhe votimi i hapur për kryeparlamentarin.

Hyseni-Kryeziu ka thënë se do t’i rikthehen këtij vendimi. Ndërsa ka bërë të ditur se deri tashti nuk ndryshuar qëndrim sa i përket propozimit dhe ajo do të jetë Albulena Haxhiu.

“Nuk kemi qëndrim ndryshe deri tani. Duhet t’i kthehemi votimit te hapur por deri tani nuk kemi qëndrim ndryshe nga hera e fundit që kemi marrë herën e fundit. Do të takohemi prapë para caktimit të seancës dhe do të shohim aktgjykimin e plotë dhe varësisht nga përmbajtja e tij do të veprojmë”, ka thënë ajo.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës konstituive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz