BallinaLajmeStoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025”

Stoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025”

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nder të sportistëve të rinj pjesëmarrës në kampin “Serbia të thërret 2025”, njoftoi Qeveria.

Takimi i gjashtë me radhë, me karakter sportiv dhe edukativ, për fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora “Serbia të thërret” po zhvillohet në kompleksin e Shtëpisë së Nxënësve të Shkollave të Mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, ndërsa këtë vit në të po marrin pjesë edhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut.

Pritjen në Pallatin e Serbisë, përveç Stoilkoviqit, e vizituan edhe ministri serb pa portofol, i ngarkuar për marrëdhënie me diasporën, Gjorgje Miliqeviq, si dhe ministri serb i Sportit, Zoran Gajiq, bëri të ditur Qeveria e Maqedonisë.

Sipas të njëjtit njoftim, kampi, i cili ka nisur më 2 gusht, këtë vit shënon rekord me 436 pjesëmarrës nga 18 vende, ndër të cilët më të shumtët vijnë nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Përveç aktiviteteve sportive, programi përfshin përmbajtje edukativo-arsimore, shoqërim mes pjesëmarrësve dhe krijim miqësish të reja, si dhe njohje me historinë dhe atraksionet turistike të Beogradit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz