back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMaqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova...

Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova forcon sigurinë dhe rolin rajonal

Të ngjajshme

As mos ia mësyni Prishtina Mall’it, kolonë e paparë në një pjesë të magjistralës Prishtinë-Ferizaj

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj janë shkaktuar kolona të gjata. Një lexues...

Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale

Kosova është pranuar si anëtare e Aleancës Evropiane për...

Kamberi padit Brnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka...

Shefi i OBSH-së bën thirrje për lirim të menjëhershëm të pengjeve në Gaza

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me nderime të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

“Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.

Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta, duke e konsideruar këtë marrëdhënie si thelbësore për zhvillimin strategjik të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit