back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTragjedi në Itali: Humb jetën Pashtrik Krasniqi, 21-vjeçari nga Kosova, gjatë punës...

Tragjedi në Itali: Humb jetën Pashtrik Krasniqi, 21-vjeçari nga Kosova, gjatë punës në një kantier në Villadossola

Të ngjajshme

Ky është koloneli i Policisë i arrestuar sot, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, është arrestuar...

Sami Lushtaku shpreh përkrahje për protestën

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur përkrahjen e...

Bora vishet me fustan të bardhë, mahnitë me pamjen

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian Villadossola, ku Pashtrik Krasniqi, një i ri 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, humbi jetën tragjikisht gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave italiane, punimet e restaurimit në çatinë e një pallati kishin përfunduar më herët seç ishte parashikuar. Gjatë fazës së çmontimit të skelave, Pashtriku preku aksidentalisht me këmbë një kabllo të energjisë elektrike të kompanisë Enel, e cila dyshohet se ishte pjesërisht e dëmtuar ose me izolim të zhveshur, raporton “Rai News”, transmeton lajmi.net

Goditja elektrike ishte fatale. I riu u rrëzua mbi llamarinat e çatisë, në një lartësi prej rreth gjashtë metrash, pa shenja jete. Kolegët e tij alarmuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por për Pashtrikun nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi.

Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe institucionet. Kryetari i Komunës së Villadossolës, Bruno Toscani, shprehu keqardhjen për ngjarjen, duke e quajtur “të pabesueshme” vdekjen e një djali kaq të ri. Ai tha për mediat italiane:

“Nga informacionet paraprake që kemi nga Spresal dhe zjarrfikësit, duket se në kabllon e Enel-it ka pasur një çarje të vogël, nga e cila kalonte rryma.”
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë karabinierët, zjarrfikësit dhe inspektorët e Spresal, shërbimi për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar pse kablloja ishte në atë gjendje, nëse kishte lidhje me kantierin, dhe kush mbante përgjegjësi për sigurinë elektrike në vendin e punës.

Krasniqi ishte banor në provincën Verbano-Cusio-Ossola, dhe konsiderohet një tjetër viktimë e kushteve të pasigurta të punës në rajonin e Piemontes, ku tragjedi të tilla po regjistrohen gjithnjë e më shpesh./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit