back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrump thotë se SHBA është totalisht e përgatitur për luftë nukleare me...

Trump thotë se SHBA është totalisht e përgatitur për luftë nukleare me Rusinë – nuk e zbulon ku janë zhvendosur nëndetëset amerikane

Të ngjajshme

Ousmane Dembele i thotë fjalët e para si fitues i Topit të Artë

Francezi, Ousmane Demebele, ashtu siç pritej e fitoi Topin...

Totaj: Qytetarët e Prizrenit janë rreshtu me punët e mira, jo me të kalumen

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se përkrahja...

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e Ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin,...

Beba Rexha trondit rrjetin me look-un e ri rozë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA është “plotësisht e përgatitur” për luftë nukleare me Rusinë.

Komentet e tij erdhën pasi ish-presidenti rus Dimitry Medvedev paralajmëroi se ultimatumet e fundit të SHBA-së mund të përshkallëzohen në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore.

Duke i quajtur “deklarata shumë provokuese”, Trump tha se kur ata flasin për armë bërthamore, SHBA duhet të jetë e përgatitur për këtë.

“Vetëm duhet të lexosh çfarë tha ai. Ai po fliste për armët bërthamore. Kur bëhet fjalë për armët bërthamore, ne duhet të jemi të përgatitur dhe ne jemi plotësisht të përgatitur”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Në një paralajmërim të qartë, Donald Trump tha se kishte urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane “në rajonet e duhura” si një masë paraprake, por pa zbuluar se ku.

Në pyetjet se ku saktësisht kishte urdhëruar pozicionimin e nëndetëseve bërthamore të përmendura, Trump shtoi: “Unë e bëj këtë për shkak të sigurisë për popullin tonë… Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë”, raportoi Associated Press.

“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të Medvedevit, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”.

Trump theksoi rëndësinë e një retorike të tillë, duke shtuar: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”.

Komentet e Donald Trump erdhën disa orë pasi ish-presidenti rus Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, paralajmëroi se ultimatumet e fundit “50 ditë ose 10” të Uashingtonit mund të përshkallëzohen në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz