back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPresidentja Osmani në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Miqësia me ta është e...

Presidentja Osmani në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Miqësia me ta është e fortë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, me rastin e Ditës Kombëtare të këtij vendi.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar miqësinë Kosovë–Zvicër si të veçantë dhe të ndërtuar në kohë të vështira, raporton lajmi.net

“Miqësitë më të forta janë ato që lindin në zemër të ditëve më të vështira, të formuara nga solidariteti dhe vlerat e përbashkëta. Miqësia midis Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo,” u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se ndihet e nderuar që mori pjesë në këtë organizim dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës.

Osmani po ashtu vlerësoi lidhjet e forta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, duke thënë se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit