back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGashi kundër përdorimit të materialeve serbe në Speciale: Shkelje e rëndë e...

Gashi kundër përdorimit të materialeve serbe në Speciale: Shkelje e rëndë e drejtësisë, Kuvendi të veprojë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të materialeve të prodhuara nga institucionet serbe si prova në Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka theksuar se këto dokumente janë të fabrikuara nga një regjim kriminal dhe gjenocidal, që ka ushtruar dhunë dhe spastrime etnike në Kosovë.

“Të përdoren këto dokumente si ‘prova’ në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar ai, tranmseton lajmi.net

Deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për ta ndaluar këtë praktikë, përmes një ligji të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet serbe si prova. Ai ka propozuar gjithashtu edhe amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe, nëse është e nevojshme, të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale.

“Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi”, ka përfunduar Gashi.

Postimi i plotë: 

Drejtësi, jo farsë!

Marrja dhe përdorimi i materialeve të prodhuara nga institucionet represive të ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë si prova në Dhomat e Specializuara, përbën shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Këto materiale janë të fabrikuara nga një regjim kriminal, gjenocidal, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi — regjim që ka ushtruar dhunë sistematike, gjenocid dhe spastrime etnike në Kosovë dhe rajon. Të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Kosova ka pasur dhe ka institucione ndërkombëtare të pranishme në terren që kanë hetuar krimet e luftës, përfshirë:

• Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY),

• Misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK),

• si dhe EULEX-in, misionin e BE-së për sundimin e ligjit.

Këto institucione kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes, kanë hetuar me standarde ndërkombëtare dhe kanë ndërtuar dosje të besueshme. Prandaj, përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga aparati shtetëror serb është i papranueshëm dhe cenon rëndë integritetin e drejtësisë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë!

• Të nxjerrë një ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet represive të Serbisë si prova në gjykatat vendore apo ndërkombëtare që kanë juridiksion mbi Kosovën.

• Të amandamentojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe, nëse është e nevojshme, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.

Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz