back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Vajza e Michael Jackson anulon fejesën me aktorin e famshëm

​Vajza e Michael Jackson anulon fejesën me aktorin e famshëm

Të ngjajshme

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe...

Amorim: Dua të qëndrojë për 20 vite te Manchester Unitedi

Trajneri portugez, Ruben Amorim erdhi me shumë bujë në...

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Vajza 27-vjeçare e mbretit të muzikës Michael Jackson dhe aktori amerikan Justin Long e kanë anuluar fejesën e tyre pas tri vjet lidhjeje.

“Këto janë lotët e një ndarjeje. Ju të gjithë po i shtrini duart përsëri,” ka shkruar Paris Jackson në rrjetet sociale.

Në dhjetor, këngëtarja njoftoi fejesën e saj me partnerin Long në Instagram, por postimi është fshirë që atëherë.

Në qershor, ajo zbuloi në një intervistë me Access Hollywood se ishte në kulmin e përgatitjeve për dasmën.

“Fustani po qepet, vendi i dasmës është zgjedhur dhe data është caktuar nga një astrolog – sepse unë jam nga Los Anxhelos,” tha ajo.

Muajin e kaluar Paris ishte shënjestër e kritikave pasi performoi në një koncert të planifikuar për përvjetorin e vdekjes së babait të saj. Në një adresim në rrjetet sociale, ajo shpjegoi se nuk kishte ndikim në orarin e turneut, pasi nuk është interpretuesja kryesore.

“Fakti që unë po performoj atë ditë nuk do të thotë se kam harruar. Askush nuk duhet të vendosë për mua se si do të mbaj zi,” tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit