BallinaLajmeLajmet e FunditIPK nis hetime ndaj zyrtarit policor në Ferizaj, për përdorim të tepruar...

IPK nis hetime ndaj zyrtarit policor në Ferizaj, për përdorim të tepruar të forcës

Të ngjajshme

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi...

KQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit...

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë nisur një hetim zyrtar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ferizaj, ku dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore gjatë një arrestimi.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka raportuar në IPK se një veturë nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim nga ana e zyrtarëve policorë dhe ishte përcjellë për disa minuta. Më pas, automjeti është ndaluar dhe brenda tij ndodheshin tre qytetarë.

Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e të dyshuarve, një nga zyrtarët policorë dyshohet se ka përdorur forcë të tepruar ndaj drejtuesit të veturës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

IPK ka reaguar menjëherë, duke dërguar hetuesit në vendin e ngjarjes dhe ka filluar procedurat hetimore për të vlerësuar ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarit policor. Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në konsultim me Prokurorinë kompetente, është marrë vendim që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë ngjarje, në përputhje me autorizimet ligjore dhe në interes të hetimeve.

Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij incidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz