BallinaLajmeLajmet e FunditKamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe për ndaljen...

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe për ndaljen e konfliktit me Tajlandën

Të ngjajshme

Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur

Dronët rusë sulmuan qytetin jugor ukrainas të Odesës gjatë...

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës...

Kujtim Shala mohon se është larguar nga LDK: Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka mohuar së është...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Kamboxhia do ta nominojë presidentin amerikan, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe, tha të premten zëvendëskryeministri i shtetit të Azisë Juglindore.

Ky nominim vjen pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë në ndaljen e konfliktit kufitar që shpërtheu para disa ditëve mes Kamboxhias dhe Tajlandës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kur iu kërkua përmes një mesazhi me shkrim që ta konfirmonte planin e Kamboxhias për ta nominuar Trumpin për çmimin e famshëm, zëvendëskryeminsitri i Kamboxhias, Sun Chanthol, u përgjigj: “Po.”

Në konfliktin kufitar mes dy vendeve fqinje para disa ditëve u vranë dhjetëra njerëz. Të dyja palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve.

Pas luftimeve që zgjatën pesë ditë, Kamboxhia dhe Tajlanda arritën një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi në fillim të kësaj jave. Marrëveshja u nënshkrua në Malajzi.

Pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, Malajzisë dhe Kinës për t’i ulur palët në tavolinën e bisedimeve, udhëheqësit e dy vendeve u pajtuan që t’u jepnin fund armiqësive, ta rifillonin komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të ndërtonin një mekanizëm për zbatimin e armëpushimit.

Presidenti amerikan në javët e fundit disa herë ka pretenduar se ka ndalur konflikte të ndryshme në botë, përfshirë një mes Kosovës e Serbisë.

Sidoqoftë, ai ende nuk ka arritur që t’i përmbushë premtimet për përfundimin e luftërave në Ukrainë dhe në Gaza.

Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës mes Rusisë e Ukrainës “në ditën e parë” në pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz