BallinaLajmeLajmet e FunditSuedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson e përshkroi situatën në Gaza si “krejtësisht të mjerueshme”.

Ai e akuzoi Izraelin se “nuk i përmbush detyrimet e tij më themelore dhe angazhimet e dakordësuara në lidhje me ndihmën humanitare”.

Në këtë situatë, udhëheqësi suedez i kërkoi BE-së “sa më shpejt të jetë e mundur” të ngrijë marrëveshjen tregtare me Izraelin.

Ai tha: “Prandaj, Suedia kërkon që BE-ja, sa më shpejt të jetë e mundur, të ngrijë komponentin tregtar të marrëveshjes së asociimit”.

“Presioni ekonomik mbi Izraelin duhet të rritet”, shtoi kryeministri suedez më tej, raporton A2 CNN.

“Qeveria izraelite duhet të lejojë ndihmë humanitare të pakufizuar në Gaza”, vijoi ai më tej.

Kristersson kërkoi gjithashtu që të rritet presioni mbi Hamasin, në mënyrë që pengjet të lirohen “menjëherë dhe pa kushte”.

Kujtojmë se Marrëveshja e Asociimit BE-Izrael rregullon marrëdhëniet midis të dyjave – duke përfshirë tregtinë.

Suedia i ka shtuar presionin ndërkombëtar në rritje Izraelit për të ndërmarrë veprime për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.

Në javët e fundit, më shumë vende i kanë bërë thirrje publikisht Izraelit të ndërmarrë veprime më vendimtare për të sjellë ndihmë të mjaftueshme në enklavë.

Si pjesë e kësaj, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë njoftuar plane për të njohur një shtet palestinez, me disa kushte, shkruan A2 CNN.

Holanda më parë i bëri një propozim BE-së për të ngrirë pjesën tregtare të marrëveshjes së asociimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz