BallinaLajmeLajmet e FunditKrasniqi i fton qytetarët për të protestuar me 7 gusht kundër Gjykatës...

Krasniqi i fton qytetarët për të protestuar me 7 gusht kundër Gjykatës Speciale: Me çlirimtarët, për drejtësi, për Kosovën

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me anë të një postimi i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e 7 gushtit në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen atje në Hagë.

Krasniqi në postimin e tij tha se zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë, shkruan lajmi.net
Ai ftoi qytetarët që me datën 7 gusht nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” të dalin në protestë.
Postimi i plotë: 
Prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara, ende pa një vendim përfundimtar.
Zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë, të cilat kanë ndodhur nga kjo gjykatë, kanë ngritur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë.
Këto shqetësime janë thelluar edhe më tej pas raportimeve të fundit se kjo gjykatë po mbështetet në prova të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë.
Në këtë frymë, mbështesim protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si një shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve.
Ftoj të gjithë qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës sonë për liri, në dinjitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, që t’i bashkohen kësaj proteste më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz