back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVajza e raportuar e zhdukur në Mitrovicën e Veriut gjendet në Serbi...

Vajza e raportuar e zhdukur në Mitrovicën e Veriut gjendet në Serbi dhe kthehet në Kosovë

Të ngjajshme

Netanyahu pas videos së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Tronditje dhe mizori pa kufij

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër pas publikimit...

Vuçiqi bisedon me Macronin, flasin edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka...

Zelenski: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të përshkallëzohet,...

Një vajzë e mitur nga Mitrovica Veriore, e cila u zhduk më 26 korrik, u gjet shëndoshë e mirë në Serbi.

Kjo u konfirmua këtë mëngjes nga Policia e Kosovës për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev”.

Sipas tyre, vajza u gjet nga babai i saj në Serbinë Qendrore. Kthimi i saj në Kosovë u regjistrua në pikën kufitare Jarinjë, ku ajo hyri e shoqëruar nga familja e saj.

Tutje thuhet se në stacionin e Policisë, në prani të një psikologu, vajza dha një deklaratë.

Babai dha gjithashtu një deklaratë. Hetimi është duke vazhduar.

Më 26 korrik babai i vajzës e raportoi atë të zhdukur, duke deklaruar se ajo ishte larguar nga shtëpia familjare, pas së cilës humbën të gjitha gjurmët e saj.

- Advertisement -

Të Fundit