BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku në Gjilan për kandidatin Arbër Ismajli: Do të keni një kryetar...

Abdixhiku në Gjilan për kandidatin Arbër Ismajli: Do të keni një kryetar që shërben, jo që sundon, i njeh hallet e secilës lagje

Të ngjajshme

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e...

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e...

“Për gjuhën tonë” – Studentët shqiptarë nesër sërish protestojnë në Shkup

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një protestë të...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Gjilan përkatësisht në lagjen Dardania.

LDK ka prezantuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajlin.

Abdixhiku ka thënë se Arbëri është biri i këtij qyteti, është rritur në rrugët e qytetit të Gjilanit dhe i njeh hallet e secilës lagje.

“Sonte, në Gjilan, në lagjen Dardania, mes shumë qytetarëve me interes plot, prezantuam kandidatin tonë për zgjedhjet lokale, Arbër Ismajlin. Arbëri është biri i këtij qyteti. Është rritur në rrugët e këtij vendi. I njeh hallet e secilës lagje, e ndjen shpirtin e secilës fshat, e njeh ndjeshmërinë e këtij populli. Nuk është prodhim zyre. Nuk është emër i importuar nga rrjetet sociale. Është i yni. Është i juaji. Është i Gjilanit. Ai nuk vjen me fjalë të mëdha, por me plane konkrete. Nuk vjen me moralizime, por me angazhime. Nuk vjen për t’ju treguar juve se çfarë të mendoni – por për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe zgjidhur problemet që ju i ballafaqoni”.

“Me Arbërin, Gjilani do të ketë një kryetar që shërben – jo që sundon. Një kryetar që respekton – jo që përçmon. Një kryetar që ndërton – jo që arsyeton. Kjo është filozofia jonë. Qyteti nuk është pronë e askujt. Është besim i përbashkët. Është përgjegjësi e përditshme. Dhe ky besim nuk falet. Meritohet. Më 12 tetor, Gjilani ka një mundësi të artë për ta ndalur rënien. Për ta ndalur arrogancën. Për ta ndalur improvizimin. Ka mundësinë ta zgjedhë punën përpara fjalës. Zgjuarsinë përpara propagandës. Thjeshtësinë përpara mendjemadhësisë. Dhe këtë mundësi e ka në duar. E ka në zemër. E ka në votë. E ka me Arbër R. Ismajli”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz