BallinaLajmeLajmet e FunditAksident në Prizren: Lëndohet rëndë një person pasi u përplas me trotinet...

Aksident në Prizren: Lëndohet rëndë një person pasi u përplas me trotinet në derën e një veture

Të ngjajshme

Muslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija e ka...

​Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Vetaksidentohet rëndë një shofer në Hajvali, përplaset me shtyllën elektrike

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në...

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 12:46, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me trotinet kur është përplasur me derën e një veture të ndalur, të cilën në atë moment e kishte hapur një pasagjer.

Si pasojë e përplasjes, viktima është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari, pasagjeri i veturës është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren  25.07.2025 – 12:46. Një person mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke lëvizur me trotinet dhe është ndeshur në derën e një veture që ishte e ndalur, të cilën e kishte hapur i dyshuari mashkull kosovar,  që ishte pasagjer në veturë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton PK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz