BallinaLajmeLajmet e FunditHaradinaj për masën e Kushtetueses: Masë e shkurtër, pritet zgjidhje finale brenda...

Haradinaj për masën e Kushtetueses: Masë e shkurtër, pritet zgjidhje finale brenda dy javësh

Të ngjajshme

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që...

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit...

Bella Hadid supermodele, e zjarrtë në bikini të kuqe

Bella Hadid ngriti temperaturat ku u shfaq e zhveshur me...

Lady Gaga dhe Doechii publikojnë videoklipin e këngës “Runway”

Në botën e muzikës ka një bashkëpunim të ri...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese është shumë e shkurtër vetëm dy javë.

Ai tha në intervistë për Ekonomia Online se pret që brenda kësaj kohe të ketë një vendim final të Gjykatës Kushtetuese.

“Si e tillë është vetëkuptuar edhe me vendimin e parë që të ketë një afat 30-ditor. Masa është shumë e shkurtër, vetëm dy javë, që i bie që Gjykata do të dalë edhe me një vendim të ri brenda dy javëve. Shpresoj që do të jetë një zgjidhje finale. Deri më 8 gusht janë vetëm dy javë dhe do të dalë me siguri me një sqarim të ri, me një masë finale se si do të veprohet, për shkak se më 27 korrik përfundon afati 30-ditor. Është dashur të përmbyllet me një proces final”, tha Haradinaj.

Sipas tij, dëmet janë të mëdha në fusha të ndryshme. Ai shtoi se periudha 30-ditore është dashur të shfrytëzohej për të gjetur zgjidhje institucionale.

“Dëmet janë të shumta si në planin e brendshëm ekonomik, të sigurisë, planin e jashtëm ndërkombëtar me kredibilitetin tonë. Dëmet financiare që nuk po i marrim fondet që na takojnë. Buxheti nuk po funksionon, të gjitha këto janë pasoja. Ishte dashur të shfrytëzohej 30-ditëshi për t’u gjetur formula për të zgjedhur kryeparlamentarin, sepse ka opsione për krijimin e qeverisë. Nëse jo, është dashur t’u kalonte e drejta partive të tjera”, shtoi ai.

Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e proceseve në vend.

“Po e shihni që zoti Kurti po e mban peng Kosovën, e ka ndarë mendjen të bëjë keq e më keq vendin. Krejt çka po i ndodh Kosovës është në favor të armiqve të Kosovës, më së shumti të Serbisë dhe Rusisë. Ai po e udhëheq me përpikëri agjendën e tyre”, tha kryetari i AAK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz