back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia del me raport për përplasjen e djeshme të një qytetari me...

Policia del me raport për përplasjen e djeshme të një qytetari me Fitore Pacollin, rastin e cilëson “kanosje”

Të ngjajshme

Kontinenti i humbur Zelandia zbulohet pas 375 vitesh

Pas spekulimeve shumëvjeçare, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një...

Nico Paz i dërgon një sinjal Real Madridit

Nico Paz po kalon një sezon fantastik në Serie...

Frikë për shtyrjen e derbit të Merseyside pas paralajmërimit të motit nga Met Office

Liverpool pritet të presë Evertonin në “Anfield” të shtunën...

Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një lokal në Prishtinë.

Sipas një videoje të publikuar dje, qytetari i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar faturën që kishte pirë në atë restaurant dhe i ka thënë deputetes Pacolli se është “hajne” dhe se duhet t’i vijë marre që “po e vjedh Kosovën”.

Deputetja Pacolli shihet në pamje se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë duke i thënë se “nuk frikësohet”.

Policia tha se ky qytetar është shoqëruar për intervistim në polici pasi që ai “ka kanosur dy ankuesit”, duke iu referuar deputetes Pacolli dhe personin me të cilin ishte në lokal.

“KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz