back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin Potok u shua...

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin Potok u shua polici Enver Zymberi

Të ngjajshme

Limaj konfirmon takimin me Osmanin: S’kemi marrëveshje tash e tre muaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin...

Sveçla pret që sonte të konstituohet kuvendi

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla...

Sala Jashari: Shpresoj shumë që LVV-ja ka reflektuar

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala...

Bekë Berisha: Më vjen keq që Kosova po hyn nga sonte në të panjohurën

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ritheksuar se vota...

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin Potok u shua polici Enver Zymberi.

Për nder të kontributit të tij dhe të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës, nesër në Kosovë shënohet Dita Memoriale.

E tërë dita do të shënohet me një mori aktivitetesh, ku pjesëmarrës pritet të jenë Xhelal Sveçla, Gazmend Hoxha e krerë të tjerë shtetërorë.

Vizita do të realizohen në Kaçanik, te familja e policit të rënë në detyrë, Muhamed Lika, si dhe në Vushtrri, te familjet e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymberit.

“Në shënim të 14 vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak” thuhet në njoftim.

Kjo është agjenda e plotë:

08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika

09:00 – Homazhe shtetërore te lapidari i policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

10:00 – Homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku

10:15 – Vizitë në familjen e heroit Afrim Bunjaku

10:45 – Homazhe tek varri i heroit Enver Zymeri

11:30 – Vizitë në familjen e heroit Enver Zymeri

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri

Në shënim të 14 vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak.

Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Republikës së Kosovës, përmes vendit të rënies së heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

17: 00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman,

- Advertisement -

Të Fundit