back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën...

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

Të ngjajshme

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, duke qarkulluar me veturë private, ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja tragjike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident ka humbur jetën qytetari L.S., i cili ishte staf civil në kuadër të Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net

Menjëherë pas marrjes së informacionit, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), njësitë relevante policore si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet fillestare.

Lidhur me rastin, IPK ka njoftuar se është iniciuar procedurë penale ndaj zyrtarit policor nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në zhvillim./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit