back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri: Ata mund të udhëheqin partinë e tyre kështu, por jo Republikën...

Haziri: Ata mund të udhëheqin partinë e tyre kështu, por jo Republikën e Kosovës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar se me qëllim po nxit kaos për të përfituar politikisht, në dëm të interesave të Republikës së Kosovës.

“Partia e parë po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’,” tha Haziri, duke theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtje të vlerave të shtetësisë, unitetit dhe demokracisë – vlera të trasuara nga themeluesi i saj, presidenti historik Ibrahim Rugova, transmeto lajmi.net

Ai rikujtoi se gjatë periudhës së luftës, LDK-ja dhe UÇK-ja, ndonëse me forma të ndryshme veprimi, ishin të bashkuara në një qëllim të përbashkët: çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Sipas Hazirit, kjo frymë sot po dëmtohet rëndë nga pushteti aktual përmes gjuhës përçarëse, mungesës së transparencës dhe keqpërdorimeve serioze të burimeve shtetërore.

“Mosshfrytëzimi i suksesit diplomatik të 9 shkurtit, por edhe skandalet e njëpasnjëshme, nga rryma te subvencionet, janë dëshmi e qartë se shteti është kapur për interesa të ngushta familjare e klanore,” deklaroi ai.

Haziri e akuzoi qeverinë se po i ik përgjegjësisë institucionale dhe po dështon të ndërtojë një shtet funksional të bazuar në rend kushtetues.

“Ata mund të udhëheqin partinë e tyre kështu, por jo Republikën e Kosovës,” theksoi ai.

Në përmbyllje, Haziri tha se rruga për rikthimin e besimit qytetar në institucione është ajo kushtetuese dhe përmes krijimit të marrëdhënieve të bazuara në mirëbesim. “Parimet tona për ta ruajtur këtë Republikë janë të shenjta,” përfundoi ai./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz