BallinaLajmeLajmet e FunditShqipëri: Hapja e profileve false në rrjete sociale dënohet me burg

Shqipëri: Hapja e profileve false në rrjete sociale dënohet me burg

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në faqe të tjera komunikimi do të përballen me ndëshkime penale deri në burg.

Kështu parashikon drafti i ri i Kodit Penal, i cili në nenin 842 përfshin për herë të parë një dispozitë të posaçme për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”.

Sipas këtij projektligji, kushdo që përdor pamjen e dikujt për të shpërndarë njoftime, për të hapur profile të rreme apo për ta paraqitur personin në mënyrë të pavërtetë dhe pa miratimin e tij, mund të dënohet me gjobë ose deri në tre vite burg.

Masa penale parashikohet kur kjo sjellje shkakton ndjesi ngacmimi, përndjekjeje apo poshtërimi ndaj personit të dëmtuar.

Ndjekja penale në këto raste do të nisë vetëm me kallëzim nga ana e viktimës ose përfaqësuesit të saj ligjor.

Po ashtu, procedura pushon nëse pala e dëmtuar heq dorë nga ndjekja penale./euronews/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz