BallinaLajmeLajmet e FunditMbi 100 mijë euro në 6 muajt e fundit, si i rriti...

Mbi 100 mijë euro në 6 muajt e fundit, si i rriti shpenzimet Albin Kurti me staf për dreka, udhëtime e mëditje nga 2021 deri tash (Dok/VIDEO)

Të ngjajshme

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

T7 Spotlight sonte ka transmetuar emisionin hulumtues dhe dokumentues ‘’ 4 vitet e Kurtit – Nga retorika e varfërisë te luksi i pushtetit’’, nga ora 20:15 në Televizionin 7.

Përgjatë këtij episodi, duke sjellur në vëmendje retorikën akuzuese dhe kritikuese të Albin Kurtit sa ishte opozitar, kemi bërë analizimin e shpenzimeve përgjatë qeverisjes së fundit të tij.

Përmes qasjes në dokumente publike që ka kërkuar emisioni T7 Spotlight është vërejtuar se në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Kurti kanë ndjekur një trajektore në rritje.

Viti 2021 shënoi një nisje të përmbajtur, ku Kurti pati një shpenzim prej më shumë se 9 mijë euro, ndërsa stafi politik i tij shpenzoi rreth 10 mijë euro, kryesisht në akomodim dhe bileta udhëtimi. Kjo periudhë mund të ketë qenë e ndikuar edhe nga masat kufizuese të pandemisë COVID-19.

vitin 2022, panorama ndryshoi dukshëm. Kryeministri rriti shpenzimet në mbi 32 mijë euro, ndërsa stafi politik tejkaloi shifrën prej 87 mijë eurosh, në bileta e akomodim, përfshirë mëditjet.  Kjo periudhë shënon poashtu mbi 54 mijë euro të dedikuara për pritje shtetërore e dreka e darka.

Viti 2023 solli një rritje enorme të shpenzimeve për Kurtin e stafin, me një total prej afro 90 mijë eurosh veç për bileta udhëtimi, akomodim e mëditje, ndërkohë që shpenzimet për ngjarje ku pati edhe ushqim, prekën shifrën e fiks 100 mijë eurove.

Në vitin 2024, tendenca e rritjes nuk ndalet. Përkundrazi – shpërthen. Vetëm Albin Kurti shpenzoi nga buxheti i shtetit të Kosovës mbi 37 mijë euro në bileta avioni e akomodim në hotele. E stafi politik kap shifrën marramendëse të gati 150 mijë eurove, përfshirë mëditjet.

E për pritje shtetërore, ceremoni dhe dreka e darka zyrtare, shpenzohen 112 mijë euro – Ky nuk ishte më thjesht një vit pune, por u bë vit i rekordeve të shpenzimeve.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, shpenzimet janë tashmë domethënëse. Kryeministri hargjoi mbi 10 mijë euro, ndërsa stafi politik ka realizuar shpenzime që tejkalojnë 41 mijë euroshin. Edhe pse është vetëm gjysma e vitit, për ngjarje e dreka e darka janë shpenzuar mbi 48 mijë euro.

Albin Kurti në krejt këtë e ka kursyer buxhetin e shtetit vetëm duke mos marrë mëditje për vete, por njëjtë nuk veproi edhe stafi i tij, që për 4 vite e gjysmë përfituan 85 mijë euro në total.

Linku i emisionit në Yotube:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz