back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i...

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, kaq po pret diaspora për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60...

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar...

Pamje të frikshme nga fshati Lubizhdë në Prizren, zjarri masiv po djeg gjithçka

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr...

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para fillimit të seancës konstituive foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se i paraprinë kërkesës së tyre për interpretim të sjelljes së kryesuesit të Kuvendit.

Ai gjithashtu tha se çështja e masës i ka dy kuptime, e para që nuk dëshiron të lë ndonjë vakum të keqpërdorimit të seancës dhe dyta, si siç shpreh ai, t’i jap hapësirë VV-së që të gjejë bashkëpunim për konstituimin e Kuvendit e më pas edhe të formimit të Qeverisë.

“Kjo i paraprinë kërkesës tonë që e kemi dërguar për interpretim të sjelljes së kryesuesit të Kuvendit, ndërrimit të procedurës së votimit.

“Për mua personalisht ndoshta i ka dy kuptime kjo çështja e masës, e para që nuk dëshiron që të lë ndonjë vakum të keqpëdorimit të seancës së Kuvendit ose të ndonjë vendimi arbitrar nga kryesuesi i seancës dhe e dyta ndoshta t’i jap hapësirë akoma Lëvizjes Vetëvendosje që në kuadër të vendimit paraprak të Gjykatës Kushtetuese që të gjejë bashkëpunimin, mirëkuptimin, por edhe të krijojë mirëbesimin se mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe të kalojmë në pjesën e Qeverisë”, u shpreh ai.

Zemaj tutje u shpreh se Vetëvendosja nuk e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse sipas tij, s’i ka numrat.

“Problemi tashmë është i qartë, ajo çka është evidente, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka hallin e Kuvendit, e ka hallin e Qeverisë, nuk i ka numrat për koalicionin qeverisës dhe ky ngërç është pasojë e kësaj”

“Zgjedhjet janë gjithmonë opsion, sepse janë pjesë Kushtetuese dhe është pjesë procedurale, ne nuk mundemi as t’i anashkalojmë dhe as mos të jemi gjithmonë të gatshëm në kuptimin si parti e pjekur dhe e shtrirë në gjithë Kosovën, e gatshëm ta quajë kështu për të pasur zgjedhje”, u shpreh tutje Zemaj.

- Advertisement -

Të Fundit