BallinaLajmeLajmet e FunditHaxhiu: Mos të lejojmë një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje,...

Haxhiu: Mos të lejojmë një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje, presim përgjigje pozitive nga Nisma

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para mediave se përkundër bllokadës në procesin e konstituimit të Kuvendit, ekziston ende mundësia që seanca të mbahet, qoftë sot apo deri nesër në mesnatë.

Kjo deklaratë u dha pak orë para tentativës së 52-të për konstituimin e legjislaturës së re, transmeton lajmi.net

“Nuk do të thotë se nuk do të kemi seancë sot më vonë, nuk do të thotë që nuk do të kemi seancë nesër, deri në ora 12 të mbrëmjes nesër. Mos të lejojmë një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje,” tha Haxhiu, duke nënvizuar se qëndrimi i VV-së është për krijimin e institucioneve, e jo për kthim në zgjedhje.

Ajo shtoi se duhet të bëhen përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje që shmang zgjedhjet e parakohshme: “Duke pas parasysh rëndësinë e konstituimit të Kuvendit dhe përgjegjësinë e deputetëve, duhet patjetër të gjejmë mënyra për të dalë nga kjo situatë.”

Sa i përket negociatave me subjektet tjera politike, Haxhiu konfirmoi se ka pasur komunikime dhe se Kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar ofertën qeverisëse tek Nisma. “Presim që të kemi përgjigje pozitive, pra që të na bashkohen në qeverisje, por ende nuk kemi asgjë konkrete,” tha ajo.

“Ne kemi qenë shumë të gatshëm që të kemi partnerë në qeverisje,” theksoi Haxhiu, duke përmbyllur me apelin për reflektim dhe bashkëpunim, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza institucionale dhe të shmanget një cikël i ri zgjedhor./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz