BallinaLajmeLajmet e FunditHaxhiu paralajmëron se sot e nesër mund të mbahen disa seanca: Nëse...

Haxhiu paralajmëron se sot e nesër mund të mbahen disa seanca: Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila vazhdon ta mbajë edhe pozitën e ministres së Drejtësisë, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme që të mos ndërmerret asnjë veprim pas përfundimit të afatit deri me datën 8 gusht, shkruan Express.

Sipas Haxhiut, Gjykata ka marrë masën e përkohshme “ex-officio”, dhe jo pse ia kanë kërkuar LDK dhe PDK.

“Gjykata ka thënë se kuvendi duhet të konstitohet brenda 30 ditëve. Është normale që në këto rrethana ku nesër kemi ditën e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme ex officio dhe jo pse ia ka kërkuar LDK dhe PDK”, ka thënë Haxhiu.

Kandidatja për kryetare të Kuvendit e cila s’po arrin të zgjidhet as pasi kanë kaluar 50 seanca, ka paralajmëruar se brenda këtyre pak orëve që kanë mbetur deri në përfundim të afatit 30 ditor, mund të mbahen disa seanca.

Haxhiu ka thënë se nëse s’do të ketë reflektim, atëherë zgjedhjet e reja duken si zgjidhja e vetme në këto rrethana.

“Ne na kanë mbetur pak orë, kjo s’do të thotë që s’do të ketë seancë prapë sot, ose nesër. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët. Sot bëhen 43 herë prej kur opozita nuk ka marrë fare pjesë në votim. Është e rëndësishme që të mos lejojmë rrethanë që të shkohet në zgjedhje. Nëse s’ka reflektim, në raport me analizën kushtetuese, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet”, ka thënë ajo./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz