back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditStudimi: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6,500 raste me kancer gjiri çdo...

Studimi: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6,500 raste me kancer gjiri çdo vit

Të ngjajshme

Bajqinovci: Populli do t’i ndëshkojë deputetët që po e mbajnë peng Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj...

“Jo fsheht, por hapur duhet” – Çka po paralajmëron deputetja e Nismës?

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka dal me...

Seanca e fundit para afatit kushtetues, a i ka VV-ja votat? Bahtiri s’përgjigjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri nuk ka...

Haradinaj para seancës: Nuk po shihet që ka vullnet, pres zgjedhje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë...

Mijëra raste me kancer të gjirit mund të parandalohen çdo vit nëse më shumë gra do t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve parandaluese për heqjen e gjirit, sugjeron një studim i ri.

Mastektomia – operacioni për heqjen e gjirit – aktualisht u ofrohet kryesisht personave që janë diagnostikuar tashmë me kancer gjiri, ose grave që mbartin gjenet me rrezik të lartë si BRCA1, BRCA2 dhe PALB2. Por studiuesit thonë se edhe persona që mbartin gjene të tjera si ATM, CHEK2, RAD51C dhe RAD51D, mund të përfitojnë nga kjo masë parandaluese, sidomos nëse kanë edhe faktorë të tjerë rreziku.

Këto faktorë përfshijnë: historikun familjar me kancer, nëse gruaja ka ushqyer me gji, dendësinë e gjirit në mamografi, si dhe numrin e fëmijëve të lindur.

Sipas studimit, nëse të gjitha gratë e moshës 30 deri në 55 vjeç, me një rrezik prej 35% ose më shumë, do të identifikoheshin dhe do të kryenin mastektomi parandaluese (RRM), mund të parandaloheshin rreth 6,538 raste me kancer në vit.

Ky numër përfaqëson rreth 11% të totalit prej 59,000 grave që diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar me kancer gjiri.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e përmirësimit të sistemit të identifikimit të grave në rrezik të lartë, si dhe zgjerimin e kritereve për ofrimin e mastektomisë parandaluese.

- Advertisement -

Të Fundit