BallinaLajmeLajmet e FunditProkuroria Speciale për urat mbi Ibër: Nuk aprovojmë ndonjë projekt infrastrukturor –...

Prokuroria Speciale për urat mbi Ibër: Nuk aprovojmë ndonjë projekt infrastrukturor – po hetojmë mbi 2 mijë kontrata njëburimore

Të ngjajshme

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në...

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas interesimit publik për kontratën 3 milionëshe të nënshkruar nga Qeveria për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, projekt për të cilin është vendosur gurthemeli nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një deklaratë, Prokuroria ka sqaruar se nuk është organ vlerësues apo miratues i projekteve infrastrukturore, por vepron vetëm në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike, në përputhje me mandatin e saj ligjor.

“Prokuroria Speciale nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore.

Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz