back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTammy Abraham bëhet bashkëlojtar i Rashicës te Besiktasi

Tammy Abraham bëhet bashkëlojtar i Rashicës te Besiktasi

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Roma është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Besiktasin për transferimin e sulmuesit Tammy Abraham, me një formulë të re dhe një çmim të ndryshuar: 15 milionë euro plus bonuse.

Fillimisht, “Giallorossët” kishin kërkuar 20 milionë euro, prandaj raportimet e një nate më parë që flisnin për marrëveshje të përfunduar ishin të parakohshme, siç ka konfirmuar edhe eksperti italian Alfredo Pedullà për Football Italia.

Sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu dhe Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italia, një marrëveshje verbale është arritur tashmë për shumën e përmendur, por ndryshimi më i madh është formati i transferimit: sipas mediave turke, bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Kjo formulë i lejon Romës ta regjistrojë menjëherë si përfitim të garantuar, duke shmangur penalizimet nga Fair Play Financiar, ndërsa Besiktas përfiton duke shpërndarë pagesën në disa faza.

Të dy klubet janë duke përgatitur dokumentacionin dhe po punojnë me ritme të shpejta që marrëveshja të mbyllet para mesnatës.

Nga ana tjetër, Tammy Abraham ka dhënë miratimin për transferimin dhe ka arritur marrëveshje personale për një kontratë katërvjeçare me klubin turk./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz