back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKylie Jenner shkëlqen në kopertinën e re të revistës ‘Dazed’

Kylie Jenner shkëlqen në kopertinën e re të revistës ‘Dazed’

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Kylie Jenner ka mahnitur fansat me një set të ri fotografik për revistën Dazed, ku shfaqet me veshje të guximshme, përfshirë një fustan të kuq transparent dhe të brendshme elegante që theksojnë siluetën e saj.

27-vjeçarja, tashmë një ikonë e modës dhe manjatje e bukurisë, foli për jetën në qendër të vëmendjes, duke rrëfyer se nuk kujton një kohë kur ka pasur privatësi të plotë.

“Nuk më kujtohet një periudhë kur kjo nuk ishte realitet për mua”, tha ajo, duke shtuar se mbështetja e familjes i ka lehtësuar përballjen me famën që në moshë të vogël, shkruan DailyMail.

Përveç rrëfimeve personale, Kylie ndau detaje edhe për suksesin e saj në botën e biznesit. Ajo pranoi se në fillimet e Kylie Cosmetics nuk ishte e vetëdijshme për përmasat e suksesit dhe nuk kishte as qasje në të dhënat financiare.

“Nuk kishte të bënte me paratë – për mua ishte më shumë një mënyrë për të shprehur veten dhe për të sjellë diçka që i bënte të tjerët të ndiheshin mirë”, tha ajo.

Në fotosesionin e realizuar për revistën, Kylie shfaqet në disa pamje të ndryshme — nga një fustan i kuq transparent me detaje në gjoks, te një kostum rozë gjysmë transparent dhe veshje të tjera elegante që shfaqin hijeshinë dhe stilin e saj karakteristik.

Kopertina e re jo vetëm që tregon Kylie-n në formën e saj më të mirë, por edhe e paraqet si një figurë të fuqishme që vazhdon të ndërtojë identitetin e saj përtej emrit Kardashian-Jenner. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz