back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami: Nëse po flitet për denigrim të Haxhiut, besoj se këtë është...

Bajrami: Nëse po flitet për denigrim të Haxhiut, besoj se këtë është duke e bërë vet Kurti

Të ngjajshme

Kremlin: Putin po takohet me negociatorët nga SHBA-ja

Nga brenda Kremlinit janë publikuar pamjet e para të...

Rritet numri i rasteve të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë

Numri i rasteve të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë...

Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i vdes vëllai në Zvicër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mos votimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë me arsye patriarkale, siç ka deklaruar sot kryeministri në detyrë Albin Kurti, për partitë e tjera të legjislaturës së nëntë.

Bajrami ka deklaruar se partitë tjera nuk e kanë obligim votimin e propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, sipas saj, ky subjekt politik duhet t’i sigurojë votat, ose të bëjë ndonjë marrëveshje politike.

“E para nëse po flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë vet Kurti është duke e bërë. Besoni ose jo, në politikë jam nga viti 2010 dhe asnjëherë për asnjë çmim nuk kisha pranu që emri im dhe unë personalisht të jem arsyeja dhe subjekti i një bllokade i tentativës së 24-të dhe të dështuar, kurrë asnjëherë në asnjë çmim”, tha Bajrami, për Klan Kosova.

“Do e kisha dorëzuar mandatin dhe nuk do të kisha pranuar te jem diçka e tillë. Në anën tjetër nuk bëhet fjalë për patriarkalizëm dhe me asgjë tjetër. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e parlamentit që nga viti 2010 dhe asnjëherë qytetarët nuk e kujtojnë as edhe një votë të ndonjë deputeti të LVV-së për kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës në asnjë konstituim në asnjë legjislaturë, nëse ata nuk e kanë pasë kandidatin e vet ose nuk kanë në marrëveshje politike. E vetmja herë që kanë votuar e dini ka qenë zonja Vjosa Osmani, e dini mandej e kanë tërhequr Glauk Konjufcën sepse ashtu ka qenë marrëveshja, dhe mandej është votuar Vjosa Osmani, ata asnjëherë tjetër nuk kanë votuar ndonjë kandidat tjetër”.

“Mënyra tani më dihet se e kanë të qartë se për të dalë nga ky ngërç politik është që Kurti të ndryshojë kandidatin, ne nuk ia kemi kërkuar, ia kanë kërkuar partitë tjerë, ne edhe sot e kësaj dite nuk besojmë se kemi ndonjë lloj obligimi, meqenëse nuk jemi pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe konsiderojmë se me që zotëria nuk ia ka votat, ai duhet të bëjë marrëveshje politike me dikë dhe të zhbllokojë situatë, ose të ndryshojë kandidatin”, ka thënë Bajrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz