back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinatoplajmiMinistria e Arsimit njofton maturantët: Nesër fillon aplikimi për Provimin e Maturës,...

Ministria e Arsimit njofton maturantët: Nesër fillon aplikimi për Provimin e Maturës, bëhet në e-Kosova

Të ngjajshme

Lajm i shumëpritur për Dukagjinin, nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë...

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Drita synon pikët e plota, sonte luan ndaj Omonia në UEFA Conference League

Skuadra kosovare, Drita sonte luan ndeshjen e dytë në...

Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Ministria e Arsimit i ka njoftuar maturantët se nga nesër fillon aplikimi për provimin e maturës.

Aplikimi duhet të bëhet përmes platformës ‘online’ e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10 qershor.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton maturantët se, nga dita e nesërme, 27.05.2025, do të filloj aplikimi për Provimin e Maturës. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10.06.2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01.06.2025 deri më 11.06.2025”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se “Provimi i Maturës Shtetërore 2025 në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025”.

“Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë”.

“Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz