BallinaLajmeVrasja e shqiptarit në Greqi, gruaja e viktimës ndihmoi autoritetet për identifikimin...

Vrasja e shqiptarit në Greqi, gruaja e viktimës ndihmoi autoritetet për identifikimin e autorit

Të ngjajshme

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi, i cili u gjet i pajetë mes vreshtave në në një zonë rurale të Rafinës.

Për ngjarjen në pranga ka rënë një 46-vjeçar, pasi viktima, përpara se të ndërronte jetë, e kishte telefonuar gruan e tij, duke i dhënë emrin e autorit, i cili ndodhej në një apartament në Glyka Nera. Përveç kësaj, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Si një telefonatë çoi në arrestim

Vrasësi i dyshuar, gjithashtu me origjinë shqiptare, u gjet në një apartament Airbnb në Glyka Nera, në orën 23:55 të së enjtes, nga oficerët e policisë së DIAS, të cilët nxituan në vendngjarje pasi morën një telefonatë, pa e ditur deri në atë moment se ai ishte personi që po kërkonin. Megjithatë, kur policia e kuptoi se ai ishte një autor i dyshuar, e ndaloi dhe e prangosi.

Autori i dyshuar 46-vjeçar akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dy personat e tjerë akuzohen për bashkëpunim në vrasje me dashje.

Ngjarja

Sipas informacioneve, tragjedia filloi të zhvillohej të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz