back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolici ndaj të cilit u lëshua fletarrest nga Serbia është gjyqtar në...

Polici ndaj të cilit u lëshua fletarrest nga Serbia është gjyqtar në Superligën e Kosovës

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Autoritetet serbe kanë lëshuar të shtunën një fletarrest për Dylot Brahimin, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht gjyqtar futbolli në Superligën e Kosovës.

Fletarrestimi lidhet me incidentin e ndodhur në veri të Mitrovicës, ku një grup maturantësh shqiptarë festuan përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar”.

Gjatë festimeve u raportuan disa provokime, çka shtyu Policinë e Kosovës të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se ka lëshuar urdhërarrest për Brahimin, duke pretenduar se ai ka sulmuar fizikisht dhe ka lënduar një nxënës serb të shkollës së mesme në atë zonë.


Incidenti në veri, Serbia lëshon urdhër-arrest për policin e Kosovës

Lexo po ashtu
Incidenti në veri, Serbia lëshon urdhër-arrest për policin e Kosovës

Rasti ka nxitur reagime të shumta, edhe për shkak të profilit publik të Brahimit si zyrtar i rendit dhe gjyqtar në elitën e futbollit kosovar.

Në lidhje me rastin kishte reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si pjesë të propagandës së zakonshme serbe.

Sipas tij, ndërhyrja e policit ka qenë për të parandaluar provokimet dhe tensionet mes qytetarëve, por kjo është shtrembëruar qëllimisht nga autoritetet serbe./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz