BallinaLajme12 biznese në Skenderaj përfituese në kuadër të Programit të Qëndrueshmërisë Ekonomike

12 biznese në Skenderaj përfituese në kuadër të Programit të Qëndrueshmërisë Ekonomike

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka nënshkruar sot kontratat me 12 biznese përfituese të cilat do të mbështeten në kuadër të Programit të Qëndrueshmërisë Ekonomike, me fokus në bizneset e dëmtuara nga vërshimet përgjatë rrugës “Ilaz Kodra”.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, të pranishëm ishin përfaqësues të komunës, përfaqësues të UNDP-së si dhe vetë bizneset përfituese. Ndër të pranishmit ishte edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, znj. Besarta Meha – Ademi, e cila theksoi rëndësinë e kësaj nisme për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e sektorit privat në nivel lokal.

Programi, i cili bazohet në metodologjinë e provuar “In Motion”, do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset përmes trajnimeve praktike, pajisjeve të reja dhe përmirësimit të imazhit komercial. Përmes këtij projekti, synohet të rritet qëndrueshmëria ekonomike dhe të krijohen kushte më të mira për zhvillim afatgjatë të bizneseve të vogla.

Ky moment shënon fillimin e një faze të re të bashkëpunimit konkret në terren, me qëllim të ndërtimit të një ekonomie lokale më të fortë dhe më të qëndrueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz