back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeRasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi...

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Një foshnje u gjet pa shenja jete një ditë më parë në afërsi të një deponie mbeturinash në Prishtinë.

E në lidhje me këtë në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se nuk mund të japin informacione sepse mund të dëmtohen rrjedha e procedurës hetimore.

Nga zyra për media e Prokurorisë kanë thënë se janë duke pritur rezultatin e obduksionit të trupit të pajetë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion, ku dhe jemi në pritje të rezultatit nga (IML).


Policia kërkon informacione për rastin e foshnjës së braktisur, e cila u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Lexo po ashtu
Policia kërkon informacione për rastin e foshnjës së braktisur, e cila u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet rrjedhoja e procedurës hetimore”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka ftuar këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë. /Telegrafi/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz