back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAvokati nga Drenica i bashkohet Partisë Guxo – Pritet nga Gërvalla dhe...

Avokati nga Drenica i bashkohet Partisë Guxo – Pritet nga Gërvalla dhe Peci

Të ngjajshme

Kishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e javës...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) është përzgjedhur...

Ulutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ditën e djeshme, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan...
- Advertisement -

Avokati Gazmend Halilaj, një emër i njohur nga Drenasi me përvojë në fushën e drejtësisë dhe shërbimit publik, i është bashkuar Partisë Guxo.

Në një njoftim publik, Partia Guxo ka bërë të ditur se Halilaj do të jetë pjesë e strukturave të saj, duke theksuar angazhimin e tij të mëparshëm në institucione të rëndësishme të vendit. Ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, dhe më pas ka shërbyer për 11 vite në Policinë e Kosovës. Prej vitit 2015, ai ushtron profesionin e avokatit, me fokus në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

Partia Guxo vlerëson përvojën dhe përkushtimin profesional të Halilajt, duke e cilësuar si një shtesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj politik.

Përmes këtij bashkimi, Halilaj pritet të angazhohet më tej në çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz