back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDy njohje brenda një muaji, Osmani: Një ritëm i cili nuk do...

Dy njohje brenda një muaji, Osmani: Një ritëm i cili nuk do të ndalet

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik, ka deklaruar se procesi i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës është zhbllokuar pas një periudhe pesëvjeçare, duke shtuar se në më pak se një muaj vendi ka marrë dy njohje të reja – nga Kenia dhe, së fundmi, nga Sudani.

Osmani theksoi në një intervistë për RTK-në se këto zhvillime janë një momentum i rëndësishëm për diplomacinë kosovare, pasi vijnë nga dy shtete me ndikim të madh në kontinentin afrikan dhe më gjerë.

“Është një rienergjizim i rëndësishëm i këtij procesi, por përveç këtyre dy njohjeve të fundit, ka edhe suksese të tjera. Kemi arritur të thellojmë marrëdhëniet me shumë shtete për të cilat Serbia pretendonte se kanë tërhequr njohjen. Këto shtete tashmë i kanë rikonfirmuar raportet dypalëshe me Kosovën”, tha ajo.

Presidentja tha se njohjet ndërkombëtare kërkojnë kohë dhe angazhim afatgjatë.

“Ka shtete me të cilat kemi punuar më shumë se një dekadë për të arritur njohjen, e kjo e bën çdo sukses edhe më domethënës,” shtoi ajo.

Lidhur me diskutimet në vend për meritat e këtyre njohjeve, Osmani tha se asnjë person serioz nuk duhet të personalizojë këtë proces.

“Këto janë merita të popullit të Kosovës, të sakrificës sonë dhe të punës së shumë institucioneve në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë,” deklaroi ajo.

Në fund, e pyetur për të ardhmen e saj politike, Osmani u përgjigj: “Nuk ka rëndësi e ardhmja e individëve, por e ardhmja e Kosovës. Unë do të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim për një kohë të gjatë”, deklaroi mes tjerash Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz