back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Myslimanët i falen Allahut pesë herë në ditë”- batuta e Ramës: Ne...

“Myslimanët i falen Allahut pesë herë në ditë”- batuta e Ramës: Ne ngelëm duke falënderuar BE-në mëngjes, drekë, darkë

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE- Rruga e Reformave”, kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për vlerësimet pozitive që ka marrë Shqipëria nga Këshilli Evropian dhe BE për punën që vendi ynë po bën për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

Sigurisht gjatë fjalimit të Ramës nuk munguan batutat.

Kryeministri theksoi mirënjohjen e shqiptarëve për BE-në.

Me batutë Rama tha: “Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone shumë pozitive për Këshillin Evropian. Por jemi shumë mirënjohës për ekspertizën që kemi marrë nga Këshilli Evropian. Ne ngelëm duke e falënderuar BE-në mëngjes drekë darkë. Myslimanët falen pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë”.

Rama shprehu ndër të tjera besimin e tij të fortë për BE-në.

Kryeministri tha së BE nuk është një park ku shkohet për qejf.

Sakaq ai thekso se BE  është edhe një familje ku shqiptarët mund të jenë përfundimisht të sigurt dhe të kenë një të ardhme të pa kërcënuar përditë nga e shkuara 

“Unë jam këtu për ta konfirmuar fuqishimisht. Besojmë pa kushte në këtë proces, e dimë shumë mirë se BE nuk është një park ku shkohet për qejf, është një familje jo e lehtë për të qenë pjesë. Por është edhe një familje ku mund të jemi përfundimisht të sigurt dhe të kemi një të ardhme të pa kërcënuar përditë  nga e shkuara”, tha Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz