BallinatoplajmiKurti bie pre e një “pranku” – Flet me dy komedianë rus...

Kurti bie pre e një “pranku” – Flet me dy komedianë rus teksa mendon se po flet me presidentin e Letonisë, i tregon për planet e Kosovës

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë “viktima” e radhës i cili ka rënë pre e prankut të dy komedianëve rus të njohur si Vovan dhe Lexus.

Ata e kanë kontaktuar Kurtin duke u prezentuar si presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Gjatë kësaj bisede, Kurti tregon për planet e Kosovës për të ndërtuar një fabrikë municionesh, duke theksuar synimin për të prodhuar municione brenda vendit për të reduktuar varësinë nga importet.

 

Përveç kësaj, Kurti ka diskutuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe sfidat e hasura për shkak të mosnjohjes nga disa vende anëtare. Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim më të ngushtë me Perëndimin kundër ndikimit të Kremlinit.

Kurti theksoi nevojën për një qëndrim më aktiv dhe të bashkuar kundër ndikimit të Kremlinit

 

“Por mendoj se po humbasim shumë kohë duke mos u bashkuar më fort dhe duke mos vepruar më aktivisht kundër Kremlinit”, ka thënë Kurti në këtë bisedë.

Kjo video është publikuar në platforma të ndryshme, duke përfshirë Rumble dhe Rutube.

Video:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz