BallinaLajmeHeshtja skandaloze e KQZ-së | As pas ndërhyrjeve në numërim të votave,...

Heshtja skandaloze e KQZ-së | As pas ndërhyrjeve në numërim të votave, KQZ nuk ia tërheq akreditimin e vëzhguesit sekretarit të VV-së, Alim Ramës

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po vazhdon të sillet si një kaubojs në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ai po vazhdon të ndërhyjë në punën e numëruesve të votave në këtë qendër ku po numërohen votat me postë të diasporës, shkruan Demokracia.com.

Sekretari i partisë së kryemininistrit në detyrë, Albin Kurtit, Rama është parë duke ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në grupet e numërimit duke u treguar atyre se si fletëvotimet e pavlefshme t’i llogarisin si të vlefshme.

Demokracia mëson nga burime brenda QNR-së se ky presion është i ndaluar rreptësisht me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, por KQZ e cila drejtohet nga Kreshnik Radoniqi i emëruar pasi Vetëvendosje erdhi në pushtet, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap të vetëm.

Sipas nenit 54 të Ligjit për Zgjedhjet, pikës 9, “KQZ-ja mund të anulojë në çdo kohë akreditimin e një vëzhguesi të procesit zgjedhor që ka cenuar ligjislacionin në fuqi të procesit zgjedhor”.

Edhe në rregullat për vëzhguesit që janë vendosur pranë çdo tavoline të numërimit, thesojnë se komunikimi i vëzhguesve me numëruesit është i ndaluar, pasi që kështu pengojnë punën e tyre gjatë numërimit.

Një nga pikat e këtyre rregullave theksojnë se “Vëzhguesit qëndrojnë përballë grupeve të numërimit, në një largësi të përshtatshme nga tavolina e punës dhe e kanë të ndalur të kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore, si dhe me komunikimin me ekipet e numërimit”.

Kurse, në piken pikën tjetër ceken masat që duhet të ndërmerren ndaj vëzhguesve nga KQZ-ja, nëse ata i shkelin këto rregulla. “Në rast se vëzhguesi nuk iu përmbahet rregulloreve të përcaktuara, përjashtohet nga QNR”, thuhet aty.

Edhe një ditë më herët mediat kanë raportuar për sjelljet e sekretarit Rama, por KQZ ka heshtur deri më tani dhe nuk i ka tërhequr akreditimin si vëzhgues. / Demokracia.com /

Sekretari i VV-së shkel rregullat e KQZ-së për vëzhguesit, ndërhyn në punën e numëruesve në QNR

- Advertisement -