BallinaLajmeExit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e...

Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun.

SPD-ja e kancelarit aktual Olaf Scholz duket se ka shënuar një humbje historike në zgjedhjet e sotme. NGa exit-pollet e para, ajo del se ka marrë rreth 16% të votave.

E para është partia konservatore CDU/CSU e cila parashikohet se ka marrë afro 30% sipas exit polleve të para të transmetuara edhe nga The Guardian.

Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti ekstremiste e djathtë, duke dyfishuar rezultatin e saj të vitit 2021. 

Ndërsa të Gjelbërit ruajnë në sondazhe një mbështetje të ngjashme me atë të vitit 2021. FDP-ja ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5%.

Qeveria e fundit gjermane ishte e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, një koalicion trepartiak i qendrës së majtë, i lidhur në vitin 2021.

Në nëntor 2024, qeveria u shpërbë pas muajsh të tërë debatesh për një sërë çështjesh. Kjo situatë çoi në zgjedhjet e parakohshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz