BallinaLajmeFluks në Morinë, ditën e Pavarësisë qytetarët e Kosovës e festojnë në...

Fluks në Morinë, ditën e Pavarësisë qytetarët e Kosovës e festojnë në Shqipëri

Të ngjajshme

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi...

KQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit...

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lëvizje më së shumti janë shënuar këtë pasdite. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes doganës së Morinit.

Me sa duket qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri, raporton A2Cnn.

E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë. Fluksi i mjeteve është edhe i kthimit të qytetarëve të Shqipërisë që këtë fundjavë e kaluan në Prizren dhe pikat turistike dimërore të Kosovës.

Fluks ka edhe në hyrje për në Kosovë ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE-së pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për ato me targa të huaja kontrolli është me procedurë të përshpejtuar. Edhe në orët e para të kësaj të diele ka pasur fluks në të dy anët e kufirit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz