BallinaLajmeNumërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me procesin e numërimit të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri më 16 shkurt, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve, përkatësisht 1,611 nga 2,533 vendvotime.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN, konkretisht në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, më 16 shkurt në orën 16:00, ka nisur numërimi edhe në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa progresi sipas komunave është i paraqitur në tabelën e mëposhtme./Telegrafi/

/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz