back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKatër raste të dhunës në familje për 24 orë, policia jep detaje

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, policia jep detaje

Të ngjajshme

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit- në Lipjan, Obiliq, Pejë dhe Klinë.

Në Lipjan një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

“Lipjan/15.02.2025-00:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k. I dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën ishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati.

“Në Obiliq një burrë e një grua janë rrahur mes vete.

“Obiliq / 15.02.2025-20:00. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

“Pejë/ 15.02.2025-12:30.  Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.”

Edhe në Klinë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Klinë/ 15.02.2025-19:50.   Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz