BallinaLajmeKQZ njofton se në 9 komuna ka përfunduar numërimi i votave të...

KQZ njofton se në 9 komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve, vazhdon në 25 të tjera

Të ngjajshme

Interi kalon në epërsi ndaj Atalantas

Interi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Atalantas. Ishte...

Ferizaji fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Ferizaj ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Malishevës,...

Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Komunale të Numërimit, ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në tetë komuna, përfshirë Novobërdën, Obiliqin, Shtërpcën, Junikun, Hanin e Elezit, Parteshin, Ranillugun dhe Kllokotin, shkruan Express.

Procesi i numërimit është duke vazhduar edhe në 25 qendra komunale të numërimit.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz