BallinaLajmeBedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë...

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Të ngjajshme

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Sot ditëlindja e një nga politikaneve më joshëse në Evropë

Ish-presidentja kroate arriti të tërheqë sërish vëmendjen me zgjedhjet...

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Albulena Haxhiu takohet me kryetarin e KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes...

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste referendum.

Megjithatë në televizionin T7, ai tha se qytetarët i treguan LVV-së se duan ndryshim, pasi numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.

“Partia në pushtet ka lyp referendum, ka lyp 500 mijë vota, qytetarët nuk ia kanë dhënë, ata kanë treguar se duan një ndryshim dhe numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë”.

Hamza shton se nëse partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për ndonjë arsye nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë PDK do ta merr këtë përgjegjësi.

“Bazuar në kushtetutë, i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet”.

“Ne pranojmë rezultatin e votuesit. Ne presim që të krijohen institucionet në afatin më optimal të mundshëm, nuk është që na me çdo kusht presim të jem qeveria”.

“Por unë kam shprehur gatishmëri, që për neve, nëse partia e parë për ndonjë arsye nuk arrin me i kriju institucionet, atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi vendit me ja dhanë institucionet”, deklaroi Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz