back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinatoplajmiNumërohen 100% e votave në Drenas, PDK-ja fiton 74.62% të votave

Numërohen 100% e votave në Drenas, PDK-ja fiton 74.62% të votave

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore të thellë në komunën e Drenasit, duke marrë 74.62% të votave në zgjedhjet e fundit. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK ka marrë 19,014 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që ka siguruar 4,382 vota ose 17.20%.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të marrë vetëm 3.05% të votave (776 vota), ndërsa koalicioni AAK-NISMA ka siguruar 2.85% të votave (727 vota). Po ashtu, Koalicioni për Familje ka grumbulluar 347 vota (1.36%), ndërsa Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka marrë vetëm 59 vota (0.23%).

Këto rezultate konfirmojnë dominimin e vazhdueshëm të PDK-së në Drenas, një bastion i saj tradicional. Votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës nuk janë përfshirë ende në këto rezultate preliminare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz